TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Janar 2024, 10:17

Vesa Luma e konfirmon, do jetë banore e Big Brother Vip 3

Shkruar nga Pamfleti

Vesa Luma e konfirmon, do jetë banore e Big Brother Vip 3

Tashmë është zyrtare që edicioni i tretë i “Big Brother VIP” do të fillojë më 13 janar të vitit 2024. E sigurisht që publiku është shumë kurioz që të mësojë se cilët do jenë banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Prej disa javësh është përfolur shumë për personazhet që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të reality show-t. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma.

Kjo e fundit ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët nuk kanë lënë pa e pyetur në lidhje me “Big Brother VIP 3”.

“Pse nuk tregon se je pjesë e BBV3?”, e ka pyetur dikush.

Ndërsa këngëtarja i përgjigjet: “Hajt sot e hajt nesër”, duke lënë të nënkuptohet që ka qenë çështje kohe.

 

vesa luma bbv3

Lini një Përgjigje