
Mbrëmja e fundvitit solli harmoni mes banorërve të ‘Big Brother Vip Kosova 2’.
Pas festës së organizuar në shtëpi, Buci, Edona dhe Santiana kanë folur në dhomën e gjumit për fëmijërinë e tyre, duke treguar se si janë rrahur nga familjarët e tyre kur kanë qenë të vegjël.
“A ke hangër ndonjëherë rreh me thupër? Unë po, kur kam qenë e vogël”, ka thënë Edona.
“Rreh me thupër, me rryp”, është përgjigjur Santiana.
“Fort të digjte. Mua më thoshte zgjidhe thuprën vet”, ka thënë Buci, duke ngjallur kështu të qeshura.
Gjysma e së keqes që dhuna e fëmijërisë nuk ka lënë shenja të hidhura tek banorët e BBVK2 dhe tani e kujtojnë si diçka për të qeshur.
Lini një Përgjigje