TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Mars 2025, 15:10

“Vdeksha për vjehrrën”, babai i Jozit reagon pas takimit të banorit me nënën e Loredanës

Shkruar nga Pamfleti

“Vdeksha për vjehrrën”, babai i Jozit reagon pas takimit

Pasi Jozi takoi nënën e Loredanës, ku shprehu konsideratë të lartë, mbrëmjen e djeshme, sot në Fan Club ka qenë babai i banorit ai i cili ka dërguar mesazhe, duke komentuar lojën e të birit.

Me anë të mesazheve të dërguara në “Whatsapp”, ai vlerëson lojën e Jozit pas rikthimit në shtëpi.

Ndërsa rrugëtimin e Jozit në këtë spektakël në fillim babai e cilëson të ashpër dhe të gabuar.

“Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran, po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim, Jozin. Me rikthimin, ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar. Më kanë mbetur merak, debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë. Na pëlqejnë gërricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin, sepse i japin frymë shtëpisë”.

Më tej babai i banorit komentoi më shumë dhe raportin e Jozit me Loredanën.

Sipas tij, dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ndërsa thekson se nëse ata pëlqehen, familja e Jozit nuk është kundra që ata të njihen bashkë.

Ndërsa shton se më mirë do të ishte që Jozi ta shijonte këtë “Big Borther” pa u ndikuar nga asgjë.

“Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situatave brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë. Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat”.

“Vdeksha për vjehrrën”, babai i Jozit reagon pas takimit

babai jozefin marku

Lini një Përgjigje