TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Prill 2024, 19:52

“Urrej të shikoj të njëjtat fytyra”, partnerja e Kasanaos ‘zbërthehet’ për fansat: Varet se ku merr pjesë në reality show

Shkruar nga Pamfleti

“Urrej të shikoj të njëjtat fytyra”, partnerja e

Karolina Marsialis, partnerja e ish-sulmuesit të njohur, Antonio Kasano është mjaft aktive në rrjetet sociale. Bukuroshja e njohur nuk heziton të tregohet e hapur me fansat në Instagram, ku shpeshherë u përgjigjet pyetjeve të tyre. Së fundmi, një prej ndjekësve të saj kurioz, e ka pyetur se përse Marsialis konsumon kafe çdo ditë në vende të ndryshme.

Unë shpesh ndërroj lokalet sepse nuk duroj të shoh gjithmonë të njëjtat fytyra” – U përgjigj ajo. Një tjetër fans e pyeti për mundësinë që 33-vjeçarja të bëhet pjesë e ndonjë Reality Show. “Reality show? Varet se ku” – Shkruan Marcialis.

Kasano dhe bashkëshortja e tij janë njohur në vitin 2008, periudhë në të cilën ish-lojtari luante për Sampdorian. Më pas, pjesa tjetër është histori…

 

karolina marsialis bashkëshortja e kasanos

Lini një Përgjigje