TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Prill 2024, 14:21

“Emocionohet nga mesazhet e Liamit”, Françeska për Heidin: Ajo nuk qau kur u bë nuse

Shkruar nga Pamfleti

“Emocionohet nga mesazhet e Liamit”, Françeska për

Marrëdhënia mes Françeskës, Rozës dhe Heidit sa vjen dhe përkeqësohet. Ndërkohë që kohët e fundit Hedi dhe Roza nisën të qëndronin më shumë me njëra-tjetrën, gjatë prime-t të fundit, marrëdhënia e tyre u kris sërish dhe kjo për shkak të një komenti që Roza kishte bërë për marrëdhënien e Heidit dhe Romeos.

Teksa kanë qenë në oborr, dyshja kanë nisur të bisedojnë për Heidin pas mesazheve që mbërritën në “Big Love” për të, e cila u përlot.

Françeska: Ti ke kthyer kokën dhe më ke parë duke qeshur në atë moment.

Roza: Pse qeshe?

Françeska: Kam qeshur sepse prisja që ajo të emocionohej sepse pashë Romeon që qante dhe ajo nuk qante. Më ka bërë për të qeshur. Dhe tani më bën të qesh me gjithë këtë situatë sepse ajo emocionohet nga një koment nga një fanse, emocionohet nga një koment i Liamit. Aman ti sheh personin e zemrës tënde duke qarë, dhe nuk qan fare. Bëhesh nuse dhe nuk qan fare.

heidi franceska

Lini një Përgjigje