TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Prill 2024, 10:32

“Mos ma përmend Ilnisën”, Meritoni debat me Gracianon për ish-banoren

Shkruar nga Pamfleti

“Mos ma përmend Ilnisën”, Meritoni debat me Gracianon

Teksa Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani po qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë së “Big Brother VIP3”, janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin.

Shkak është bërë një fjalë e thënë prej balerinit e cila e revoltoi tepër moderatorin.

“Ishalla kthehet Ilnisa!”– u shpreh Graciano, ndërsa përballë tij qëndronte Meritoni i cili e ka ‘paralajmëruar’ Gracianon që nëse ky i fundit vazhdon të përmendi Ilnisën, e cila momentalisht ndodhet jashtë shtëpisë, ai do të vazhdojë të përmendë Argjirën, ish-partneren e Gracianos.

“Po përse e përmend Ilnisën o vëlla? Përse? Çfarë po të intereson ty? Për çfarë e përmend, të kam thënë 1000 herë të mos e përmendësh! O zotëri, të kam thënë mos ma përmend sepse të përmendi Argjirën! Të kam kërkuar të mos ma përmendësh!”- iu shpreh kështu Meritoni-Gracianos e ndërsa ky i fundit u duk sikur ‘nuk i interesonin’ fjalët e banorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

meriton mjekiqi graciano tagani permendje ilnisa agolli

Lini një Përgjigje