TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Prill 2024, 14:38

Egla vallëzon në krahët e Meritonit: Do më mësosh ti?

Shkruar nga Pamfleti

Egla vallëzon në krahët e Meritonit: Do më mësosh ti?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” sot mbizotëron qetësia dhe të qeshurat pafund mes banorëve. Madje Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Teksa ndodheshin pranë pishinës, moderatori i ka kërkuar aktores që të kërcejnë bashkë. Egla ishte pranë tij kur Meritoni i thotë që ‘ta mësojë të vallëzojë’.

Ceno pranoi dhe duke qeshur thoshte: “Do më mësosh ti? Brezi i vjetër me brezin e ri. Faleminderit”.

Ndërkohë kujtojmë se dy banorët kanë patur debate të shumta me njëri-tjetrin gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje ata janë skualifikuar njëherë nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljeve ndaj njëri-tjetrit, së bashku me Ilnisa Agollin.

Vëllai i Madh vendosi që t’i fuste te dhoma e bardhë, duke iu dhënë atyre mundësinë që të ishte publiku ai që do vendoste për largimin e njërit prej tyre. E ishte pikërisht Ilnisa ajo që u largua përfundimisht nga BBV3, duke hequr dorë nga çmimi i madh.

Por si Ilnisa, edhe personazhe të tjerë në Fan Club janë shprehur se Egla ka ndjenja për Meritonin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

egla ceno vallezim metion m

Lini një Përgjigje