TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Shkurt 2025, 15:15

Ups! Bebe Rexha është ndarë nga arkitekti grek?

Shkruar nga Pamfleti

Ups! Bebe Rexha është ndarë nga arkitekti grek?

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha, duket se i ka dhënë fund historisë së dashurisë me arkitektin grek, Simos Liakos.

Në prag të Shën Valentinit, Bebe i habiti fansat me një mesazh që la të kuptohej se është beqare dhe e hapur për të pranuar lule nga admiruesit e saj.

“Shikoni, unë po bëja shaka, por shumë prej jush po thoni që dëshironi të më dërgoni lule… dhe nëse doni të më dërgoni lule, askush nuk ju ndalon. Dërgojini vajzës tuaj disa lule, sepse unë jam beqare dhe unë dua të ndjej dashurinë”, ka thënë këngëtarja.

Ky mesazh ka bërë që fansat të spekulojnë se romanca e saj me Simos Liakos ka përfunduar, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndarjen.

Kujtojmë se Bebe Rexha dhe Simos Liakos u panë për herë të parë së bashku në nëntor të vitit të kaluar, kur u shfaqën në disa momente të afërta në publik.

Ups! Bebe Rexha është ndarë nga arkitekti grek?

bebe rexha simos liakos

Lini një Përgjigje