TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Shkurt 2025, 13:08

Je gati për një lidhje të re? Ja si përgjigjet Sara

Shkruar nga Pamfleti

Je gati për një lidhje të re? Ja si përgjigjet Sara

Sara Hoxha, që pas ndarjes nga Ledri ka preferuar që të flasë pak për jetën e saj private. Duke ndarë detaje nga e përditshmja e saj, blogerja zgjedh mos ta prekë temën e ndarjes, ndonëse ndjekësit gjithnjë duan të dinë më shumë për këtë histori.

Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj e një prej tyre kishte të bënte dhe me raportet romantike.

“A je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde?”- ishte pyetja që iu drejtua, por Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Jo”.

Kujtojmë se Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin kishte lidhje prej disa vitesh, por që mori fund një vit më parë. Sakaq Ledri duket se po e shijon sërish dashurinë, këtë herë në krah të Rina Zaitit, një emër i njohur në Kosovë. Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.

Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.

“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm për Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai. Ndërsa ka folur për eksperiencën e tij si baba, Ledri ka treguar që me ish-partneren e tij Sarën ndan një raport miqësor “Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin”, u shpreh këngëtari në rubrikën ‘Galeria’.

sara hoxha

Lini një Përgjigje