TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Shkurt 2025, 10:51

Ndjekësit i nisin videot e Eglit, Ols Bylyku: Jam me grua në shtëpi, mos më fusni në sherr

Shkruar nga Pamfleti

Ndjekësit i nisin videot e Eglit, Ols Bylyku: Jam me grua në

Gjithçka po ndodh me Eglin në shtëpinë e Big Brother, duket se ‘pa dashur’ i shkon edhe Olsi Bylykut në rrjetet e tij sociale. Aktori i humorit ka reaguar përmes një InstaStory ku flet i shqetësuar për videot që i dërgojnë në rrjetet sociale lidhur me ish-të dashurën e tij, Egli Tako e cila ndodhet në Big Brother VIP, format në të cilin ka marrë pjesë një vit më parë edhe vet ai.

“Po shoh shumë njerëz që më nisin video të asaj që po ndodh vërdallë. Aman, mos m’i dërgoni më se jam me grua në shtëpi e do më fusni në sherr”, thotë Olsi si me ‘gjysmë’ humori.

Mesa duket, marrëdhënia e tij me gazetaren Denada Lura, ka marrë përmasa serioze dhe aktori donte që kjo ‘të dëgjohej’ nga të gjithë, përfshirë edhe Eglin, kur të dalë nga shtëpia e Big Brother.

olsi bylyku gruaja

Lini një Përgjigje