
Valbona Mhilli, ish-prezantuesja e emisionit të mëngjesit në RTSH, e cila do të mbahet mend gjatë se nuk ‘e kishte haberin e Aushvicit dhe aq më pak të Holokaustit, u trishtua jashtë mase për daljen nga shtëpia e Big Brother të Jozit, gafa e të cilit u përhap në rrjet me ‘shpejtësinë e dritës’.
Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ Jozi u shpreh se nuk kishte ndonjë afrimitet të madh me Valbonën, gjë që u pa edhe në Big Brother, por kush e di pse vajza nga Puka e shpëtoi një herë nga eliminimi këngëtarin, duke thyer kutinë e emergjencës (gjë që ‘dogji’ gjithë banorët e tjerë, të cilët kanë humbur biletat e rikthimit për shkak të Valbonës), me pretekstin se ai ishte shoku i vëllait të saj.
Gjithsesi, pas ikjes përfundimtare të Jozit, Valbona qau me ngashërim, aq sa ‘ia kalonte’ edhe Loredanës, e cila pati një flirt ‘as mish, as peshk’ me Jozin. Por më vonë, po atë ditë, u kujtua të bënte patrioten.
Me një laps buzësh në dorë dhe kapelen e policit në kokë (që i shkon shum, duhet thënë), Bona shkroi mbi xham Shqipëri-Kosov.
Nuk është gabimi ynë drejtshkrimor, ish-prezantuesja, pa pritur atdhetare, e shkroi pa ‘ë’. Nejse, aq di e aq shkruan, por nuk kuptuam, ç’ne i gjithë ky patriotizëm, pas gjithë atyre lotëve… kush e kupton, të na kontaktojë/ Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje