TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Janar 2024, 22:50

“Unë ty të kam shpallur non grata”/ Agravon debati Romeo-Roza: Je një super njeri i keq

Shkruar nga Pamfleti

“Unë ty të kam shpallur non grata”/ Agravon debati

Menjëherë pas vendosjes së klipit ku dukej qartësisht momenti, Roza ka dalë përballë banorëve për t’i parë të gjithë në sy si për t’jua përplasur në fytyrë që shuplaka që i dha Meri ishte e pamerituar.

Në atë moment Romeo i ka bërë thirrje të ulet, dhe ka sqaruar se të nxjerrësh Merin nga vetja nuk është shumë e vështirë, por edhe reagimi i Rozës përballë banorëve në Leaving duke bërë xhiro dhe recituar vjersha është i tepërt. Në kundërpërgjigje, Roza tha se me atë veprim fitoi kënaqësi. Debati vijoi ku Romeo e cilësoi Rozën si njeri negativ dhe e shpalli atë "non grata". “Unë ty të kam shpallur ‘non grata'”, i tha Romeo-Rozës.

Roza: Po, dua ti shoh të gjithë në sy.

Romeo: Po hajde o zemra, o shpirti, hajde ulu këtej. Unë dua ti them Klodit që unë nuk isha kundër Rozës për shpullën, unë kam qenë për gjërat e mija që Roza i di shumë mirë. Gjithashtu i kam thënë edhe Merit që mos mu sill sikur je e pafajshme, e pikuar. Ne i dimë të gjithë fajet e Merit, ma ka bërë edhe mua, na e ka bërë që të gjithëve.

Meri: Çfarë të kam bërë unë ty mor Romeo?

Romeo: Meri po flas unë tani. E ka bërë atë dhe e ka bërë pa të keq sepse nuk e kontrollon dot veten dhe nuk e kupton se këtu penalizohesh po t’ja bësh kështu me dorë. Nuk mendoj se është ndonjë vështirësi kaq e madhe që ta nxjerrësh Merin nga vetja, ta vësh aty te cepi dhe ta pyesësh për veten.

A ka gabime Meri? Patjetër që po, ka gabim. Po tani ky basti i madh të dalësh aty dhe të na recitosh vjersha, të bësh xhiro duke ngritur fustanin.

Roza: Jo, doja vetëm t’ju shihja në sy.

Romeo: Po hajde o zemra, hajde. E ça fitove?

Romeo: Je ose njeri i keq, o naive. Naive nuk je. Je njeri i keq. Unë ty të kam shpallur ‘non grata'

Lini një Përgjigje