TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Janar 2024, 21:27

La papritur shtëpinë e BBV, Drini Zeqo tregon i përlotur për herë të parë arsyen

Shkruar nga Pamfleti

La papritur shtëpinë e BBV, Drini Zeqo tregon i përlotur për

Drini Zeqo është rikthyer në studion e ‘Big Brother’, pasi një problem familjar e detyroi të ndërpresë përgjysmë garën brenda shtëpisë.

Ai ka rrëfyer se shkak ishte motra e tij, e cila nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Drini ka theksuar se motrën e ka gjënë më të shtrenjtë në botë, teksa tha për herë të parë se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Ku njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e tv, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që BB ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit tanë një formë tjetër dhe për aq sa të ecës te kesh dhe një kauz. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”, tha Drini i përlotur.

 

Lini një Përgjigje