TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Janar 2024, 20:34

Luis Hemilton kapet mat me ish-partneren e Kristiano Ronaldos, piloti i Formula 1 nuk ndryshon kurrë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Luis Hemilton kapet mat me ish-partneren e Kristiano Ronaldos, piloti i Formula

Luis Hemilton në gjithë këto vite ka fituar famë për aftësitë e tij në pistën e Formula 1, por edhe në mediat rozë pasi ka ndërruar vazhdimisht partnere duke u shfaqur përkrah emrave shumë të njohur. Edhe ajo me të cilën po shoqërohet aktualisht, është e tillë.

Piloti i Formula 1 është fotografuar nga paparacët në Paris, pas një darke me modelen  e njohur Irina Shajk. Kjo e fundit mendohej se ishte në një lidhje me ish-yllin e futbollit amerikan, Tom Bredi, por tashmë është shfaqur në këtë darkë me Hemilton.

Të dy janë larguar bashkë në një automjet, duke hapur kështu zërat se mes tyre ka diçka dhe se nuk ishte rastësor takimi mes pilotit të Formula 1 dhe ish-partneres së Kristiano Ronaldos në një nga restorantet më të famshëm të Parisit.

Luis Hemilton kapet mat me ish-partneren e Kristiano Ronaldos, piloti i Formula

irina shajk ish-partnerja e kristiano ronaldos luis hamilton piloti i formula 1

Lini një Përgjigje