
Kristian Prenga, kampioni shqiptar i boksit, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të rëndësishëm përmes një Instastory.
Ai ka bërë të ditur se ka synim të marrë pjesë në edicionin e tretë të “BIG Brother Albania VIP” 3 në Shqipëri. Është e njohur që boksieri ka pasur një lidhje në të kaluarën me banoren e këtij edicioni, Rike Roçin.
Megjithatë, Prenga thekson se aktualisht nuk sheh asnjë konkurrent të fortë brenda shtëpisë, por do të vlerësojë situatën dhe nëse e konsideron të arsyeshme, do të futet në këtë aventurë në shtëpinë e famshme në Shqipëri.
“Kam marrë shumë mesazhe pse nuk jam pjesë e Big Brother këtë vit, mbase kjo pyetje më bëhet dhe për një fakt që tashmë publiku e di. Por mendoj që akoma nuk ka asnjë konkurentë të fortë brenda. Nëse do të jetë një konkurent i fortë në vazhdim, do e mendoj”, shkruan mes të tjerave Prenga në postimin e tij në rrjetet sociale.
Aktualisht në shtëpinë e “BIG Brother VIP Albania” 3, Rikja është parë e afërt me dy prej djemve, Meriton Mjekiqin dhe Romeo Veshajn.

Lini një Përgjigje