TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Qershor 2023, 11:51

Unë këtë e bëra kastile/ Dea Mishel sqaron deklaratën e saj mbi ‘kastravecin’: Nuk jam bionde budallaqe

Shkruar nga Pamfleti

Unë këtë e bëra kastile/ Dea Mishel sqaron deklaratën e

Video e Dea Mishel, e cila u kthye virale në një kohë rekord, kur ajo ishte e ftuar në ‘E Diell’, u komentua nga vetë protagonistja, e cila thotë se të gjithë atë e bëri që njerëzit të qeshin.

“Po e bënë kaq të madhe njerëzit sikur nuk kishin dëgjuar ndonjëherë fjalën kastravec. E thash vetë në mënyrë ngacmuese. Problemi është që njerëzit me të vërtetë besojnë se unë jam ajo budallaqja që nuk di çfarë them dhe besojnë se mund të ma kthejnë mua kundër këtë gjënë. Ishte thjesht një reagim publik që njerëzit të qeshin.”- u shpreh Dea.

Edhe pse thotë se do donte të kishte një partner, Dea Mishel aktualisht është single. Në një intervistë për TAR ajo ka treguar së fundmi se dëshiron në krah dikë që t’i japë siguri.

“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq.”-tha ajo.

E pyetur se me cilët prej ish- banorëve të ‘BBV’ ka ruajtur kontakte dhe shoqëri pas përfundimit të kësaj eksperience, ajo përmendi Jorin dhe Kristin, teksa tha se me Oltën flet në telefon shpesh po akoma nuk janë takuar.

dea mishel kastile kastraveci

Lini një Përgjigje