TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Qershor 2023, 10:10

Blenë rezidencën thuajse 70 milionë dollarë, por çfarë fshihet pas pronës luksoze të JLo dhe Ben Affleck?

Shkruar nga Pamfleti

Blenë rezidencën thuajse 70 milionë dollarë, por

Ju kujtohet super rezidenca e fundit që blenë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck? Po, po flasim për vilën në Beverly Hill që i kushtoi dyshes 60.85 milionë dollarë.

Rezidenca ka 12 dhoma gjumi, 15 oxhaqe dhe 24 banja, por gjithashtu ka një të kaluar paksa shqetësuese.

Disa nga pronarët e mëparshëm të shtëpisë së re të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë patur probleme me ligjin kur kanë jetuar në këtë rezidencë. Për shembull, gazeta “La Opinion” ka raportuar se rezidenca u ble nga Curtis Somoza në vitin 2004, por ai u arrestua pak më pas dhe u dënua me 25 vjet për një mashtrim të skemës Ponzi.

Në vitin 2007, shtëpia u ble nga Jeoung Lee, një biznesmene koreano-jugore dhe nuk pati shumë skandale përgjatë një dekade, por që përdorej dhe shpesh u jepej me qira qiramarrësve që kanë patur probleme.

Ishte në vitin 2015 kur Majed Abdulaziz Al-Saud, një princ saudit, hyri në pronë dhe sipas The Hollywood Reporter, ai u arrestua nga policia lokale pas sulmit të dyshuar ndaj gruas. Megjithatë, prokurorët e Qarkut të Los Angeles-it nuk e ndoqën kurrë atë, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur ndonjë akuzë.

ben affleck jlo vila luksoze sekrete

Lini një Përgjigje