
Banorja e Big Brother Vip 3, Rike Roçi është përfshirë në një debat të fortë që nuk ka përfunduar aq mirë me Julin, edhe pse ata kanë pasur një marëdhënie të mirë së bashku.
Teksa Juli kritikon lojën e Rikes dhe i bën moral, kjo e fundit nuk është dakord dhe reagon me një sjellje agresive duke bërtitur dhe duke hedhur sende në tokë.
Pjesë nga biseda:
Juli: Je si Françeska dy, të ka bërë si vetja, unë nuk di të flas më. Unë bëj pyetje ti…
Rike Roç: Unë këtu prekem.
Juli: Ti nuk prekesh fare, madje të vjen mirë kur ta them dhe që po e bëj këtë se kjo është loja jote. I hip tjetrit sipër dhe do të dalësh atje që zihesh me njerëzit pse nuk më lënë të flas. Është turp i Zotit, 200 ditë brenda.
Rike Roçi: Ti ke tre muaj që flet si gjel dhe të kemi lënë. Unë i hip tjetrit sipër që nuk flas fare? Ik me se çave kokën.
Juli: Është turp të dalësh atje me faktin pse nuk më le të flas.
Rike Roçi duke bërtitur: Jo se nuk është ashtu, sepse mendoni që jam e influencuar edhe nuk jam e influencuar, më çmendët, më çmendët. (Merr dhe hedh kutitë e make up me forcë në tokë).
Juli: Çfarë je duke bërë? Ajo është me nerva dhe kujton se ia kemi fajin neve.
Lini një Përgjigje