TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2023, 08:22

U shpall i vdekur nga mediat italiane, reagon Kledi Kadiu: Kjo është e trishtë

Shkruar nga Pamfleti

U shpall i vdekur nga mediat italiane, reagon Kledi Kadiu: Kjo është e

Keqinformimi në mediat sociale është ndër problemet kryesore të kohëve të sotme. Aq sa shpesh kalohet çdo kufij duke luajtur edhe me jetën e njerëzve.

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur së fundmi balerinit shqiptar Kledi Kadiu në Itali.

Disa portale në itali kanë publikuar lajmin se balerini i talentuar, Kledi Kadiu ka ndërruar jetë, një lajm i cili ka shqetësuar të gjithë miqtë, familjarët por edhe fansat e artistit.

Menjëherë ka ardhur reagimi i balerinit, i cili përmes Instagramit ka njoftuar të gjithë se është shumë mirë dhe se këto lajme janë bërë vetëm për klikime.

“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, do shihemi më vonë. Po e bëj këtë ‘story’ për të gjithë njerëzit, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë. Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime/”, shprehet Kadiu.

U shpall i vdekur nga mediat italiane, reagon Kledi Kadiu: Kjo është e

kledi kadiu edia italiane

Lini një Përgjigje