TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Qershor 2025, 13:25

U përpoq të tregojë se martesa e saj funksionon ende, Michelle Obama shton dyshimet për krizë me bashkëshortin

Shkruar nga Pamfleti

U përpoq të tregojë se martesa e saj funksionon ende, Michelle

Michelle Obama është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për librat apo aktivizmin e saj. Ish-zonja e parë u bë “temë” pasi bëri komente të paqarta në lidhje me thashethemet e vazhdueshme për divorc që përfshinin atë dhe Barack Obamën, duke shkaktuar më shumë pasiguri sesa qartësi.

Në një intervistë me Rachel Martin në podkastin Wild Card të NPR të publikuar të enjten, Michelle foli për spekulimet rreth martesës së saj. Megjithatë, në vend që t’i mbyllte qartë thashethemet, përgjigjet e saj iu dukën shumë njerëzve si të pakuptueshme.

“Fakti që njerëzit nuk më shohin në takim me burrin tim ngjall thashetheme për fundin e martesës sonë”, tha ajo me një dozë ironie.

Kur Martini me shaka e quajti këtë “apokalips”, Michelle, u përgjigj me humor:

“Është apokalipsi. Ne nuk bëjmë selfie. Nuk postojmë fotografi në Instagram çdo minutë të jetës sonë.”

Ajo që dukej si një përpjekje për të normalizuar privatësinë, përfundoi duke rindezur thashethemet për probleme martesore. Që nga fillimi i vitit, Michelle ka munguar dukshëm në ngjarjet kryesore ku zakonisht do të ishte në krah të Barack, siç janë inaugurimi presidencial dhe funerali i ish- presidentit Jimmy Carter.

Spekulimet u intensifikuan kohët e fundit kur Michelle u pa duke drekuar në një klub ekskluziv plazhi në Majorka me vajzat e saj dhe një mik. Mungesa e Barack në atë udhëtim nuk kaloi pa u vënë re dhe shumë ndjekës filluan shpejt të pyesnin për vendndodhjen e ish-presidentit.

Michelle nuk e mohoi distancën, por e paraqiti atë si një vendim personal:

“Një nga vendimet më të mëdha që mora këtë vit ishte të qëndroja në shtëpi dhe të mos merrja pjesë në funerale, inaugurime dhe të gjitha gjërat që duhet të bëj”, shpjegoi ajo.

michelle obama sqarim krize

Lini një Përgjigje