
Duke qenë ndër çiftet më të përfolur, Luiz Ejlli dhe Kiara janë shpesh ‘pre’’ e thashethemeve të publikut. Herën e fundit u përfol për një krizë mes dyshes së famshme, pasi këngëtari doli nga spitali, pas një dëmtimi në këmbë dhe nuk u shoqërua nga Kiara. Ndërkohë, kjo e fundit reklamonte arredimin e shtëpisë. Nga shumëkush, diçka e tillë u interpretua si një ftohje e marrëdhënieve mes të dyve.
Kështu, Luiz Ejlli ka bërë ‘një lëvizje’ për të shuar thashethemet, përmes një fotoje ku pozon duke drekuar me Kiarën, e cila gjithashtu e ka ripostuar, bashkë me një përshkrim.
“Po bëjmë sikur jemi bashkë”, është shprehur ai me ironi teksa kurreshtje të madhe ka dhe për tatuazhin e ri të cilin e ka fshehur duke dashur ta zbulojë në një moment të dytë.
Gjithsesi, edhe nëse ka patur një krizë, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother ka ditur ta fshehë nga publiku.

Lini një Përgjigje