
Fotografia që kuzhinieri i famshëm Alfio Rrotani publikoi, ku në sfond ishte një bionde, ngjalli kureshtje në publik për identitetin e vajzës. Alfio shkruante vetëm se vajza në fjalë nuk e dinte se Alfio ishte pronari i restorantit, por kjo mund të merrej edhe si një marketing shumë i mirë për biznesin e tij.
View this post on Instagram
Tani është mësuar se vajza në fjalë quhet Joana Gjonaj, një inxhiniere dhe sipërmarrëse aktive në rrjetet sociale.
Dhe nëse kishte ende dyshime, ato janë hequr, pasi edhe Joana ka ndarë në Instagram një story ku shfaqet duke pozuar me Alfion, në të njëjtën pamje përqafimi. Të dy e kanë mbuluar pjesërisht fytyrën me telefon, por gjestet dhe afërsia flasin vetë.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike, por për ndjekësit, kjo është më shumë se një konfirmim. Urojmë të zgjasë këtë herë!

Lini një Përgjigje