
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro, ka hedhur dyshime serioze mbi rregullsinë dhe transparencën e formatit. I ftuar në emisionin “Kosova Live”, ai deklaroi se gjatë qëndrimit në shtëpi ka vërejtur elementë që, sipas tij, cënojnë ndershmërinë e lojës.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo krijon një avantazh të padrejtë ndaj pjesëmarrësve të tjerë, të cilët kanë qëndruar në izolim të plotë.
Megjithëse nuk përmendi emra konkretë, përdorimi i fjalës “fituesja” i ka bërë ndjekësit të aludojnë se ai i referohet Egla Cenos, fitueses së edicionit të fundit të BBVA.
Më tej, Liami shtoi se ka parë tabela me udhëzime në dhomën e rrëfimit, për të cilat iu tha se “nuk janë për të”, duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi ndërhyrjet e mundshme në rrjedhën e lojës.
“Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final,” tha ai.
View this post on Instagram
Pas kësaj deklarate të fortë, Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar:
“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!
‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.”, shkruan ajo ndër të tjera.

Lini një Përgjigje