TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2024, 10:14

“U ndava dhunshëm nga e dashura kur u arrestova”, Spartak Ngjela: Nuk mbaj foto, dashuria është sublime

Shkruar nga Pamfleti

“U ndava dhunshëm nga e dashura kur u arrestova”, Spartak

Spartak Ngjela ishte mbrëmë në ‘Top Story’.

Në krye të intervistës ai u ndal në kujtimet e tij nga burgosja, teksa për herë të parë rrëfeu një detaj nga jeta private dhe mendimet që e bënin “të dilte nga qelia”.

“Të them një gjë që s’e kam thënë kurrë më parë. Në momentet që je i izoluar, të vetmet kujtime që të nxjerrin jashtë burgut veç prindërve, janë të dashurat. Të kthehen me intensitet të madh. Me zërin e tyre, jo në kuptim real, por një eko që e ndjen dhe pastaj i bën analizën vetes. Por problemi qëndron se të jep anën artistike që je jashtë.

Jam ndarë dhunshëm nga e dashura kur u arrestova. U ndamë, s’kishim ç’bënim. Nuk mbaj foto, dashuria është sublime, foto është individuale në moment që kanë familje, fëmijë, nuk bëhet”, tha ai.

spartak ngjela ndarja arrestimi

Lini një Përgjigje