
Paloma ishte e ftuar në programin “Breaking” me Fiori Dardha, ku ka shprehur mendimin e saj lidhur me dinamikat e zhvilluara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur në lidhje me marrëdhënien e Meritonit me Ilnisën, Rudina është shprehur se nga burime të afërta pranë saj, Meritoni vijon të jetë i dashuruar me ish-partneren.
Fiori: Meritoni është shumë i dashuruar.
Paloma: “Shiko, unë u uroj shumë suksese të dyve. Unë nuk dua që Ilnisa të lëndohet në fund të ditës sepse është një grua shumë e fortë dhe një grua që meriton shumë e më shumë sa i përket vlerësimit. Për një nënë është pesë herë më e vështirë të lëndohet se sa një mashkull. Nuk e di se çfarë do të ndodhë për ata të dy përjashta dhe nuk dua të bëhem as e keqe, por Ilnisa do ta kuptojë me kalimin e kohës se Meritoni ka ndryshuar. Me ato që kam dëgjuar, nga miqësitë e afërta të Meritonit, të sigurta, më kanë thënë se Meritoni është i dashuruar me nënën e fëmijës”.
Lini një Përgjigje