
Vëllai i Madh organizoi mbrëmë një darkë romantike për Heidin dhe Romeon. Pavarësisht se shpesh herë është aluduar se ndjenja tyre nuk është e vërtetë dhe se gjithçka është në kuadër të lojës, dyshja vijon të jetë më e bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin.
Teksa kanë qenë të dy, çifti ka zgjedhur të njohë më shumë njëri-tjetrin, duke folur për jetën jashtë si edhe familjarët. Romeo është përlotur teksa ka përmendur vëllezërit e tij, duke u shprehur se i mungojnë shumë. Ai gjithashtu ka shtuar se i duket sikur i ka braktisur, duke ndërmarrë këtë eksperiencë.
“Gjërat që më mundojnë më shumë këtu janë se çfarë bën Donaldi me punën sepse e kam lënë pa punë se punojmë bashkë. E vetmja ndjesi që nuk dua të kem: që duket sikur i kam braktisur dhe jam futur këtu brenda. Nuk e di si është”, shprehet Romeo, i cili këtë Big Brother do mbahet mend që më shumë ka qarë se ka marrë frymë. Nuk e dinim që ishte kaq i ndjeshëm, djali që pozon si “macho man” zakonisht nëpër rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje