Mbrëmjen e djeshme, Stelina la shtëpinë më të famshme të reality-show-t në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, duke hapur në studio biletën e fatit, e cila tregonte vetëm ‘vajtje’.
Në një intervistë gjatë emisionit “Shqipëria Live”, ish-banorja foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë dhe për raportin me ish-banorin Keijsin. Ajo u shpreh se pas eksperiencave të fundit është ende e trazuar dhe nuk e di nëse ka ende ndjenja për Keijsin:
“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Historia e Inës dhe Keijsit më duket një përsëritje e historisë sime me Keijsin… një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë. Ai e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është.”
Përsa i përket mundësisë së një ribashkimi, Stelina theksoi:
“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bëj asnjëherë rolin e të tretës, kështu që patjetër tërhiqem.”
Ajo sqaroi gjithashtu bisedën virale që qarkulloi në rrjetet sociale, ku supozohej se kishte parë videon e Keijsit dhe të Inës duke u puthur, duke mohuar se e kishte parë videon dhe duke treguar se përgjigjen e dhanë menaxherët e Instagramit të saj.
Stelina foli edhe për përvojën e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”:
“Jam patjetër falënderuese, është një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar. Kjo eksperiencë më ka bërë të kuptoj që njerëzit nuk ndryshojnë edhe para kamerave. Zgjodha të mos ndryshoja dhe të isha vetvetja. Ndoshta kjo është një nga arsyet pse jam sot këtu.”
Gjatë intervistës, Stelina komentoi edhe finalistët e preferuar. Kur Ledion Liço përmendi Angelo Harunin, i cili kishte dalë më parë nga shtëpia, ajo qeshi dhe tha:
“Për mua Angelo ka qenë një nga finalistët e Big Brother, po mesa duket parashikimet tona kanë dalë keq.”
Ndërsa kur u pyet nga Arbër Hajdari se kush do të fitonte këtë edicion, Stelina deklaroi:
“Unë e kam thënë kush e fiton Big Brother për mua, dhe shpresoj shumë që ta fitojë Miri. Ja kam thënë Mirit që ditën e parë që ka ardhur këtu, mos mu kthe në Myslym Shyr pa fitore. Unë nuk dua të kthehet pa fitore, kaq.”
Lini një Përgjigje