
Pak kohë më parë Xheneta Fetahu publikoi foto nga spitali, ku shihej me hundën e fashuar dhe krahas fotos shkruante: Mjekët e gabuar të marrin në qafë!
Opinionistja e “Big Talk” kishte bërë edhe më herët ndërhyrje estetike në hundë, por puna e dështuar e kirurgut estetik nga operacioni i mëparshëm i kishte shkaktuar një bllokim total të frymëmarrjes, duke e detyruar atë të futej sërish në sallë.
Tani që faza më e vështirë ka kaluar, Xheneta sapo ka vendosur të ndajë pamjet e para pa fasha. Por aq e ‘fiksuar’ sa ç’është ajo me perfeksionin, është shumë e vështirë ta dallosh pasi e ka gjithë filtra. Gjithsesi, i urojmë shërim të shpejtë!

Lini një Përgjigje