TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Shkurt 2026, 14:55

“Ty të ka mallkuar Zoti”/ Familja e Stenaldos reagon pas ofendimit të rëndë të Rogertit

Shkruar nga Pamfleti

“Ty të ka mallkuar Zoti”/ Familja e Stenaldos reagon pas

Një debat i fundit televiziv ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë të gjerë publike, pasi Rogerti i është drejtuar Stenaldos me fjalët tronditëse se “e ka mallkuar Zoti”, duke iu referuar aftësisë së kufizuar në shikim.

Deklarata, e konsideruar nga shumëkush si fyese, diskriminuese dhe thellësisht çnjerëzore, ka nxitur reagim të menjëhershëm nga jashtë formatit.

Familjarët e Stenaldos, të cilët menaxhojnë edhe llogarinë e tij zyrtare në Instagram, kanë publikuar një reagim të fortë, duke dënuar gjuhën e përdorur dhe mentalitetin që ajo përfaqëson.

Në postimin e shpërndarë, ku shfaqet edhe videoja e momentit të ofendimit, familja thekson se përdorimi i figurës së Zotit për të justifikuar diskriminimin ndaj një personi me aftësi të kufizuara është i papranueshëm dhe i rrezikshëm.

“T’i thuash dikujt ‘Zoti të ka ndëshkuar kështu’ është thellësisht çnjerëzore. Mos e përdorni Zotin për të justifikuar urrejtjen, injorancën dhe mungesën totale të empatisë,”– thuhet në reagim.

“Ty të ka mallkuar Zoti”/ Familja e Stenaldos reagon pas

stenaldo rogerti ofendim

Lini një Përgjigje