TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Tetor 2025, 09:50

U arrestua për lëndë narkotike, reperi Buta fiton lirinë

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për lëndë narkotike, reperi Buta fiton lirinë

Reperi Buta, i cili u arrestua për shitjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, është liruar. Avokati i tij ka konfirmuar për TCH se për reperin nuk ka më masë dënimi, duke hedhur poshtë akuzat e mëparshme.

Buta u la në paraburgim, por pasi u paraqit para Gjykatës së Ferizajt dhe kërkoi lirinë, ai e fitoi atë.

Reperi deklaroi para trupit gjykues se është i vetmi mashkull në familje dhe kujdeset për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçare dhe gruan, të cilat pa praninë e tij nuk mund të kryejnë nevojat bazike.

buta lirim

Lini një Përgjigje