
Lidhja mes Loredana Zefit dhe Karim Adeyemit duket se konsolidohet dita-ditës. Madje futbollisti ka krijuar një marrëdhënie shumë të birë edhe me Hanën, vajzën e Lorit, të lindur nga martesa e saj me Mozzik. Ata jo vetëm kalojnë shumë kohë bashkë, por Karim i ka kushtuar edhe disa gola vogëlushes.
Së fundmi, për këtë raport ka folur xhaxhai i Hanës, reperi i njohur Getoar Aliu – Getinjo. Ai në një video live në TikTok ka shprehur mirënjohjen e tij për futbollistin, duke theksuar se Hana gjithmonë ka derën e hapur te babai i saj, por që Adeyemi ka treguar kujdes të veçantë për të.
“Sa ta ketë babanë gjallë, derën qel e ka te baba i vet gjithmonë, e atij burrit të huaj, ishalla e ka shëndetin ai. Shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time, se nuk e ka borxh ai të kujdeset, po mbesa ime është me nënën e vet,” tha Getinjo.
Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar për komentet negative në rrjetet sociale, ku disa e kanë kritikuar faktin që Hana po kalon kohë me një person me ngjyrë, duke i cilësuar këto komente si të liga dhe të padrejta.
Reagimi i Getinjos vjen si një mesazh mbrojtjeje për raportin e ngushtë mes Hanës dhe Karim Adeyemit, duke treguar rëndësinë e respektit dhe mirënjohjes ndaj kujdesit dhe dashurisë që futbollisti i ka treguar mbesës së tij.
Lini një Përgjigje