
Rizarta Hoxha, e cila ‘ka ngecur’ në kohën kur Ilir Meta ishte president, është kthyer (jo më kot) në meme të rrjeteve sociale për mos-informimin e saj mbi aktualitetin dhe politikën në vend. E pyetur nga Bledi Mane se kush është president i Shqipërisë, blogerja tha: “Ilir Meta, që është në burg?”, duke shkaktuar të qeshura në studio dhe duke u shpërndarë menjëherë në rrjet.
Pas viralitetit të këtij momenti, ajo reagoi me një shënim në InstaStory, ku shkroi: “Nuk ia kam thënë askujt këtë gjë më parë, por kam gënjyer kur kam thënë se nuk do hiqja kurrë dorë nga Shqipëria.”
Me pak fjalë, Rizarta është indinjuar shumë që, kur bën gafa, të tjerët nisin të qeshin. Epo, që ta dish edhe këtë Rizi, ç’të mbjellësh, do korrësh! Modelet e suksesit që pasurohen pa bërë asnjë ditë shkollë janë vetëm mit. Edhe ata nga dikush ‘janë pjellë’ si figura.
Lini një Përgjigje