TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Tetor 2025, 11:09

Gratë vënë në siklet Rozana Radin, e pyesin për lidhjen e hershme me MC Kreshën

Shkruar nga Pamfleti

Gratë vënë në siklet Rozana Radin, e pyesin për lidhjen

“Goca dhe Gra” startoi mbrëmjen e djeshme dhe këtë sezon të ri në panel janë Rudina Dembacaj, Ori Nebijaj, Rozana Radi, Sherina Spahiu (motra e Jona Spahiut) dhe aktorja Ema Andrea.

Teksa Ori Nebijaj ishte në kërkim të një partneri romantik dhe ‘njeri i mirë’, Rozana Radin e vunë në siklet për lidhjen e saj të vjetër të dashurisë me MC Kreshën. Kjo, pasi reperi është bërë viral ditët e fundit, falë performancave të tij, të cilat nuk janë quajtur normale nga audienca e gjerë.

E pyetur për këtë gjë, Rozana Radi e vendosur në siklet vendosi të shmangte pyetjen në fillim. Më pas ajo u shpreh se ‘MC Kresha është një super artist’.

Rudina: Si mendon për MC Kreshën?

Rozana: Unë?

Rudina: Po.

Rozana: Si mendon ti Ori?

Ori: Unë e kam një mendim. Më pëlqen shumë të them të drejtën dhe është një nga artistët e mi të preferuar. Ia dua shumë këngët të dyve. Edhe besoj se të gjithëve na ndodhin kështu momente.

Rudina: Mund t’i ketë harruar tekstin Ema?

Ema: Unë kam përshtypjen që e ka bërë dhe për humor. Nuk e di se çfarë koncerti është. Mendoj se ka qenë dhe për shaka. Mua më bëri për të qeshur.

Rozana: Mund të jetë dhe si ajo që bëre pak më përpara për të rënë në sy.

Ema: Nuk e di ku, nuk e di si dhe nuk e di qysh, por nëse e ka bërë për të rënë në sy…

Rozana: Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist.

rozana radi mc kresha goca dhe gra

Lini një Përgjigje