TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Tetor 2025, 12:00

Fotoja me Loredanën, Kejsi jep variantin e tij për marrëdhënien me ish-banoren e Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

Fotoja me Loredanën, Kejsi jep variantin e tij për

Fotoja e Loredanës dhe konkurentit të ‘Përputhen’ në jug të Shëqipërisë bëri ‘xhiron e rrjetit’, duke ngritur edhe spekulimet për një lidhje të mundshme romantike mes të dyve.

Kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja pse ish-banorja e Big Brother nuk vazhdoi më rolin e saj si ‘Kupidi’ i emisionit me njohje të reja.

Në puntatën e radhës së ‘Përputhen’ Keijsi, konkurenti protagonist i fotos, mori fjalën për të thënë të ‘vërtetën’ e tij:

"Ai lajm është komplet i rremë. Nuk ka asnjë lidhje, asnjë marrëdhënie. Unë me atë lokal në Dhërmi bashkëpunoj prej 6 vitesh, është një ndër klientët e mi më kryesorë në një nga bizneset që unë kam. Jam rastisur aty me Loredanën dhe thjesht e kam... kërkuar të afrohem me të në mënyrë shoqërore dhe kemi diskutuar vetëm arsyen pse është larguar dhe kaq."

Më tej, konkurrenti vazhdoi të justifikohej se nëse do të kishte vërtet diçka mes tyre, s'do ishin aq naivë sa të dilnin së bashku në një vend aq të njohur, sipas tij. 

Pyetjes së Megit ‘pse dyshja u ulën për një drekë, kur të dy ishin aty rastësisht, ai për punë dhe ajo e shoqëruar’, Keijsi iu përgjigj se ishte në shenjë respekti.

Stelina nga ana tjetër, me të cilën në kamera Keijsi është dukur se ka patur disa shkëndija, u shpreh se s'donte t'i futej emri në mes të një ngjarjeje të tillë, që vërtet e kishte prekur.

Katerina u shpreh se nuk e besonte dot që Loredana kishte dalë me Keijsin, sepse në këndvështrimin e saj, Loredana del me "super burra", jo me Keijsin: "Me sa kam lexuar, kanë kërkuar të shkojnë diku fshehtë, që mos t'i shikojnë". Por kjo, sipas Katerinës, është lëvizja e Keijsit për të bërë pak zhurmë.

Aleksandra ishte dakord me Katerinën se ‘e gjithë kjo situatë u stis nga Keijsi’. 

Laerti pastaj, bën një pyetje me vend: Pse është Keijsi ende në program kur ka thyer rregullat? Megi tha sepse ai ka sjellë provat se ndodhej vërtet në jug për çështje pune. Laerti s'e besoi fare dhe tha se ishte i bindur që mes Keijsit dhe Loredanës ka diçka.

Më pas, pati një përballje që agravoi mes Keijsit dhe Stelinës, të cilët kanë një takim të caktuar me njëri-tjetrin. Stelina u irritua sepse fjalët e Keijsit nuk përputheshin fare me ngjarjen dhe Keijsi u irritua që po e gjykonin të gjithë.

Pas gjithë rrëmujës, Keijsi u çua, u drejtua te Stelina dhe e ngriti me zor për një puthje në faqe.  Ndërkohë, e vetmja që ‘e hëngri’ nga kjo, është Loredana, e cila humbi pozicionin e saj në ‘Përputhen’. 

Fotoja me Loredanën, Kejsi jep variantin e tij për Fotoja me Loredanën, Kejsi jep variantin e tij për

kejsi dhe loredana foto perputhen

Lini një Përgjigje