TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shtator 2023, 13:51

Tre fustane të Lady D shiten për 1.62 milionë dollarë në ankand

Shkruar nga Pamfleti

Tre fustane të Lady D shiten për 1.62 milionë dollarë

Tre nga fustanet e Princeshës Diana, të dalë në ankand, u shitën për rreth 1.62 milionë dollarë.

Rrobat e ish-Princeshës së Uellsit para se të vdiste, në moshën 36-vjeçare në aksidentin automobilistik në Paris në 1997, ishin ndër 1400 artikujt e dalë në ankandin “Julien’s Auctions” dhe “Turner Classic Movies Presents”.

Tre artikujt e shitur ishin një fustan i kuq mëndafshi Bruce Oldfield dhe dy dizajne nga Catherine Walker: një fustan i zi prej mëndafshi me shirita të bardha bust dhe një tjetër në ngjyrë të zezë dhe jeshile i bërë me material mëndafshi.

E veshur nga Princesha Diana në premierën e filmit “Hot Shots” me aktorin Charlie Sheen në nëntor 1991, fustani Bruce Oldfield me mëngë të shkurtra nga 571,500 dollarë u vlerësua për 200,000 dollarë.

Dizajni i Catherine Walker me ngjyrë të zezë dhe jeshile i cili u vesh nga Princesha në një darkë gala në hotelin “Royal York” në Toronto, Kanada në vitin 1991, u shit për 571,500 dollarë.

Kurse fustani bardh e zi i Catherine Walker që Diana veshi në një ngjarje familjare nga 60.000 dollarë u shit për 508,00 dollarë.

Tre fustane të Lady D shiten për 1.62 milionë dollarë Tre fustane të Lady D shiten për 1.62 milionë dollarë Tre fustane të Lady D shiten për 1.62 milionë dollarë

lady d ankand fustane

Lini një Përgjigje