
Fituesi i një viti më parë në 'Big Brother Vip Albania' është rikthyer në spektaklin e mbrëmjes së sotme, jo vetëm për të prezantuar këngën e tij më të re, por edhe si pjese e shfaqjes duke dhënë mendimet e tij, në një përpjekje edhe për të rritur audiencën e këtij sezoni të 'Big Brother Vip'.
Me batuta ai është rikthyer në studio, ku është pyetur edhe se cilin prej banorëve aktualë ka të preferuar.
“Ledjon ti je i preferuari im”, ka thënë Ejlli mes batutash.
Më tej ai pohoi se jeta i ka ndryshuar plotësisht pas fitimit të edicionit të vitit të kaluar.
Ndërsa ndau dhe një moment gazmor me publikun teksa rrëfeu që gjinekologu ia ka pohuar plotësisht se vajza që ai po pret të sjellë në jetë bashkëshortja e tij, Kiara Tito, i ka ngjarë atij.
Lini një Përgjigje