TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2023, 20:55

“Ti nuk ke pikë vetëbesimi”, Efi vë bast me Qetsorin: 5 mijë euro që nuk shkon në finale

Shkruar nga Pamfleti

“Ti nuk ke pikë vetëbesimi”, Efi vë bast me Qetsorin:

Ditët e fundit Efi dhe Qetsori kanë pasur disa diskutime me njëri-tjetrin për finalen, fitoren dhe finalistin e katërt.

Qetsori është i bindur që nesër ai do shpallet finalisti i katërt dhe se do rrëmbejë çmimin e madh, sepse për këtë arsye hyri në shtëpi, për të fituar.

Ai vuri bast me 5 mijë euro me Efin se do shpallet finalist nesër. Kjo e fundit tha se finalisti i katërt do jetë Nita ose Kristi dhe sipas saj, Qetsori po “ëndërron” kot.

Biseda të tilla kanë qenë shumë të shpeshta mes tyre, Qetsori flet me bindje se është fitues, ndërsa Efi thotë se çmimin e madh do e marrë ajo.

Diskutimi

Qetsori: Finaliste e sigurt Efi, po fle.

Kristi: Po mendon për fitoren ajo?

Qetsori: Për fitoren duke fjetur?

Qetosir i drejtohet Efit: Për këtë tërheqjen mësova nga lojtarja më e mirë. Do iki tani, do iki pastaj. Se mu kujtua qëparë.

Efi: Tani do të bësh sikur nuk doje të ikje dhe po e bëje kot?

Qetsori: Po ti nuk bëje sikur doje të ikje?

Efi: Doja të ikja me vërtet. Sepse më thanë te dhoma e rrëfimit dy gjëra që më bindën.

Qetsori: Unë fitova 80 mijë eurot, se kam ardhur për lekët.

Efi: Ti nuk ke pikë vetëbesimi, jo fitore, por as finale nuk e ke.

Qetsori: Unë e kam fitoren në xhep. Çova 30 mijë euro te lekët e mija.

Efi: Pra ti gënjeve Vëllanë e Madh?

Qetsori: 30 mijë euro shkuan në llogarinë time.

Efi: Faleminderit që mi dhe Qetsor.

Qetosri: Ti ke thënë nuk dua lekët.

Efi: Dua fitoren, bashkë me lekët. Faleminderit që mi dhe lekët. Kur t’i marr do të t’i jap. Unë them nuk shkon në finale fare.

Qetori: Unë jam.

Efi: Është Nita ose Kristi.

Qetsori: E vëmë me bast 5 mijë euro?

Efi: Dakord, e di që e bën të dukesh i bindshëm por nuk më bind.

efi qetsori bbv

Lini një Përgjigje