TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Qershor 2025, 15:46

Thellohet kriza martesore e Shpat Kasapit, Selvija merr djalin dhe largohet nga Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet kriza martesore e Shpat Kasapit, Selvija merr djalin dhe largohet nga

Pas disa kohësh spekulime për një krisje të mundshme në martesën e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, e vërteta ka dalë në pah.

Përmes një postimi të bërë në rrjet, partnerja e tij, Selvije Jao, zbuloi për ndjekësit se së fundmi ka marrë një vendim disi të vështirë për të: largimin nga Tirana.

Teksa postoi një foto të realizuar nga Arena, Selvija shkruan se ndonëse do të largohet, ajo do të mbajë gjithmonë me vetë copëza nga ky qytet.

“Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet”, shkroi Selvija në një InstaStory.

Ndërsa shkroi më tej se në këtë qytet u rrëzua, qeshi dhe u ngrit për djalin e saj, duke lënë disi në hije marrëdhënien me këngëtarin.

Për rrjedhojë ajo ka lënë të nënkuptohet se do të largohet nga Tirana vetëm me të birin, Roelin, pa Shpat Kasapin.

Prej disa javësh, fansat kishin vënë re se çifti nuk ndiqej më në rrjetet sociale, ndërsa Selvija një muaj më parë kishte ndarë një tjetër postim ku fliste për një “periudhë të vështirë” që po kalonte në jetën e saj.

Pas shumë aludimesh në rrjet, me konfirmimin e saj publik, bëhet e qartë se rrugët e Selvijes dhe Shpatit janë ndarë.

Thellohet kriza martesore e Shpat Kasapit, Selvija merr djalin dhe largohet nga

 

 

shpat kasapi selvija largim

Lini një Përgjigje