TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Qershor 2025, 12:04

Për pak! Ester Alushi eliminohet para finales së 'Ferma Vip'

Shkruar nga Pamfleti

Për pak! Ester Alushi eliminohet para finales së 'Ferma Vip'

Një eliminim surprizë ka ndodhur gjatë spektaklit të djeshëm të “Ferma Vip”. Konkurrentja që ndërpreu garën ishte Ester Alushi, duke u eliminuar vetëm pak ditë para finales së madhe të 20 Qershorit.

Ky eliminim ka zhgënjyer fansat e saj, pasi ishte dhe një nga konkurrentet më të pëlqyera të këtij sezoni në “Ferma Vip”. Zhgënjimi ka ardhur edhe për faktin se ajo ishte në një televotim jo shumë të fortë, por me Yllin dhe Elinarën dhe nuk kanë munguar akuzat në rrjet edhe ndaj produksionit.

Para se të jepej vendimi për të eliminuarin, “Agai” përzgjodhi Erand Sojlin për t’i dhënë hajmalinë e fatit, ku ai mund të zgjidhte të shpallej si finalisti i dytë, ose të shpëtonte një mes Elinarës, Esterit dhe Yllit nga televotimi dhe të sfidohej me të për në finale.

Erandi zgjodhi që të jetë finalisti i dytë, duke i lënë tre të tjerët në fatin e tyre.

ester alushi eliminim ferma vip

Lini një Përgjigje