
Ish-banori i Big Brother VIP, Alfio Rrotani teksa ishte brenda “shtëpisë së madhe” ka folur për divorcin nga ish-partnerja e tij, Fatma Methasani.
Gjatë një bisede me Meri Shehun dhe Fation Kuqarin, banori i Big Brother Vip ka rrëfyer se si ka përjetuar ndarjen nga Fatma, me të cilën ka një djalë. Në bisedë e sipër, Alfio tha se e ka vuajtur shumë ndarjen, por nuk zbuloi arsyen e ndarjes.
Mirëpo ish-bashkëshortja e Alfios mendon se ai ka shfrytëzuar divorcin për të fituar pikë brenda BBV3.
Fatma ka ndarë disa rrjeshta të një fragmenti nga një libër me titull “Çfarë është historia false dhe pse është e dëmshme”, ku shkruhet: “Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.
Duhet ky një thumb ndaj Alfios, i cili foli për divorcin nga ish-bashkëshortja. Kujtojmë që Rrotani u eleminua mbrëmë nga BBV3, duke hequr dorë përfundmisht nga çmimi i madh.

Lini një Përgjigje