
Ajo që është shkruar më herët nga “Pamfleti” po vërtetohet dita-ditës nga burime të ndryshme. Në shkrimin “Fituesi i BBV3 i paracaktuar”, parashtruam disa fakte dhe arsye pse Romeo Veshaj ishte “i përkëdheluri” i produksionit.
Duke nisur që nga fjalët që thonin të ftuarit e tij në emisionin që drejton bashkë me të vëllain, tek “tifozeria” e personazheve të Topit për kolegun, e deri tek manipulimet me grafikun e të preferuarve, ku nga vendi i 5-të e nxirrnin të parin, e deri tek largimi i Drinit nga shtëpia e Big Brother.
Gazetarja Dasara Karaiskaj i ka vënë pikat “mbi i” kësaj bisede, ku gjatë një Live, është shprehur fare pa doreza:
“Unë nuk e komentoj situatën, unë e di. Përsa kohë Drini nuk ka asnjë problem familjar, asnjë njeri të sëmurë, ka dalë sepse ka parë që rrethohet nga një realitet që nuk i përket. Nëse ai ka analizuar që aty brenda është Romeo që punon në Top Channel, që aludohet për një lidhje me pronaren e Top Channel dhe njerëzit që punojnë në këto ambiente i dinë në mënyrë edhe më të sigurtë këto gjëra , siç është rasti i Drinit, patjetër që ka pas arsye të kësaj natyre që nuk është gjendur në të njëjtin nivel dhe kjo e ka shtyrë atë që të dalë jashtë, më kupton? Unë e di arsyen e daljes së Drinit nga Big Brotheri.”
Madje edhe Albi Nako ka vënë re një distancim të Romeos nga Gazi dhe Juli dhe ia tha Veshajt në sy këtë gjë.
A thua, Romeo u instruktua nga produksioni? Dyshimet shtohen çdo ditë e më shumë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje