TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Shkurt 2026, 07:53

“Telenovelë” jashtë BBV/ Pas motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Shkruar nga Pamfleti

“Telenovelë” jashtë BBV/ Pas motrës së Gimbos,

Afrimi i DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” nuk po komentohet vetëm nga publiku, por ka nxitur reagime edhe nga familjarët e tyre, duke krijuar një lloj “telenovele” të vogël jashtë ekranit.

Pas reagimit të motrës së Gimbos, e cila iu përgjigj pozitivisht pyetjes së një faqeje fansash nëse nëna e tij do të “jepte Selin” në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi i vëllait të banores, Onno. Ky i fundit ka zgjedhur të ndërhyjë me humor në profilin e Selin në Instagram, duke replikuar drejtpërdrejt me faqen e fansave. Sipas tij, për çështje të tilla nuk është nëna ajo që vendos.

“Mesa di unë nuk pytet nana”, shkruan Onno.

“Telenovelë” jashtë BBV/ Pas motrës së Gimbos,

Shkëmbimi i batutave mes familjarëve tregon se afrimi i dy banorëve po ndiqet me vëmendje edhe jashtë shtëpisë, ndërsa reagimet publike po i shtojnë një dimension tjetër dinamikës së lojës që ndiqet nga miliona shikues.

Ndërkohë, brenda shtëpisë, Gimbo dhe Selin vijojnë të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit, pa qenë të vetëdijshëm për replikat me humor që po zhvillohen në rrjetet sociale. Ndjekësit duket se po i shijojnë këto përplasje të lehta mes familjarëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse afrimiteti mes dy banorëve do të marrë një drejtim më romantik apo do të mbetet thjesht një episod i komentuar në rrjet. Jashtë, gjithsesi, akulli duket se është thyer.

“Telenovelë” jashtë BBV/ Pas motrës së Gimbos,

Lini një Përgjigje