TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Shkurt 2026, 19:49

Miri provokon me deklaratën: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?

Shkruar nga Pamfleti
Miri provokon me deklaratën: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
Selin dhe Miri

Një deklaratë e Juelës në shtëpinë e Big Brother ka sjellë reagimin e Mirit lidhur me raportin e tij me Selin. Ajo tha se Selin mund të ketë ndjenja për të, duke hapur diskutim mes banorëve.

Miri pranoi se e ka menduar edhe më parë këtë mundësi. Ai theksoi se deri tani askush nuk e ka ngritur drejtpërdrejt pretendimin se Selin ka ndjenja për të.

Gjatë bisedës, ai u ndal edhe te afrimiteti mes tyre. Sipas tij, përqafimet kanë qenë të ndërsjella dhe nuk janë imponuar nga asnjëra palë.

Deklarata shtoi diskutimet brenda shtëpisë për natyrën e marrëdhënies mes dy banorëve.

“Ajo ka ndjenja për ty, Miri. Të gjithë kanë akuzuar Mirin, por sytë që ka Selin për ty, unë nuk i kam me një mashkull që nuk më pëlqen. Do të të ndihmoj unë ty, duhet të më falënderosh për Kutinë e Pandorës që nuk ju kam futur bashkë”, ishte deklarata e Juelës.

“Më pëlqeu diçka, kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk i kam thënë zë. Juela tha një gjë, se ajo është femër. Meqë e dëgjova tani, unë jam akuzuar gjithë kohës që paskam ndjenja, që jam njeriu manjak, që kam kryer situata perverse, që jam dashuruar etj. Atë që dëgjova tani duhet ta mendoj mirë. Mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë, por aty nuk e akuzon njeri, por vetëm mua. Mos është edhe e kundërta? Po e mendoj njëherë, se nuk i dihet. Ajo nuk u kthehet banorëve. Më thotë ‘hajde te dushi’ dhe akuzohem unë. Përqafimet nuk i kam shkëmbyer me zor dhe me dhunë. Më ka parë, e kam parë. Nuk më ka pyetur asnjëherë për bashkëshorten”, tha Miri.

selin dhe miri bbva

Lini një Përgjigje