TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Mars 2025, 09:31

SPAK ushtroi kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner

Shkruar nga Pamfleti

SPAK ushtroi kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet

Xhovana Nikolli ka reaguar e revoltuar pas kontrollit që SPAK ka ushtruar në banesën ku jeton me motrën e saj në Elbasan.

Nëpërmjet një Insta Story, Xhovana ka shprehur se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate.

Nëpërmjet një Insta Story, në Instagramin e saj, ajo ka njoftuar se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e prindërve të saj.

Oficerë të BKH-së, kryen ditën e djeshme një kontroll “blic” në një apartament në Elbasan, i cili kohë më parë ishte marrë me qera nga motrat, Alda dhe Xhovana Nikolli.

Apartamenti mësohet të jetë kontrolluar në prani të pronarit, ndërsa nuk dihet me saktësie se çfarë është gjendur në banesë.

Kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.

Reagimi i Xhovana Nikollit:

“Nuk e di domethënë por të vijnë kontroll në shtëpi të shkatërrohet banesa… të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër gjykatës vec kyt shtet ordiner kam parë. Përvec kësah të ikin te shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje t’i sekuestrohen telefoni i nanës dhe babës pa likë lidhje… Mundësisht t’u shkue në SPAK pothuajse çdo ditë duke u pyetur e duke ushtru presion psikologjik m’bi mua”, shkruan ajo.

SPAK ushtroi kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet

Motrave Nikolli në verën e vitit të kaluar ju vendos një sasi eksplozivi në derën e banesës ku jetonin me qira. Nga shpërthimi i tritolit u dëmtua banesa e Enea Thomarajt duke e lënë në koma për 3 muaj dhe më pas humbi jetën.

Hetimet kanë zbuluar se shpërthimi me tritol në lagjen “Haxhias” ka patur si shënjestër dy motrat. Në momentin e shpërthimit ato kanë qenë në banesë, por nuk pësuan dëmtime.

Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai u kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryente vrasje në qytetin bregdetar.

Lini një Përgjigje