TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2026, 13:44

Skema e çuditshme e mashtrimit/ Maskoheshin si arinj për të gërvishtur makinat, përfituan mijëra dollarë nga sigurimet

Shkruar nga Pamfleti
Skema e çuditshme e mashtrimit/ Maskoheshin si arinj për të
Skema e çuditshme e mashtrimit/ Maskoheshin si arinj për të gërvishtur makinat, përfituna mijëra dollarë nga sigurimet

Tre burra në Kaliforni janë dënuar për ‘mashtrim me sigurimet’, pasi inskenuan sulme të rreme ndaj makinave luksoze duke përdorur një person të veshur me kostum ariu.

Skema u zbulua pasi një video virale iu dorëzua kompanive të sigurimit, ku dukej sikur një ari po sulmonte një Rolls-Royce Ghost të vitit 2010 në zonën e liqenit Arrowhead më 28 janar 2024. Në të njëjtën datë dhe vend u paraqitën edhe kërkesa të ngjashme për dëmtime ndaj dy automjeteve të tjera luksoze Mercedes.

Megjithatë, ekspertët e Departamentit të Peshkimit dhe Jetës së Egër të Kalifornisë analizuan pamjet dhe arritën në përfundimin se “ariu” në video ishte në fakt një person i maskuar.

Pas kësaj, Departamenti shtetëror i sigurimeve nisi operacionin “Kthetra e Ariut”. Gjatë kontrollit në banesat e të dyshuarve, autoritetet gjetën edhe kostumin e përdorur në mashtrim. Sipas hetimeve, skema kishte përfshirë përfitime në vlerë prej 141,839 dollarësh nga sigurimet.

Të përfshirët, Alfiya Zuckerman (39 vjeç), Ruben Tamrazian (26 vjeç) dhe Vahe Muradkhanyan (32 vjeç), nuk kundërshtuan akuzat për mashtrim dhe u dënuan me nga 180 ditë burg si dhe dy vite lirim me kusht të mbikëqyrur.

Komisioneri shtetëror i sigurimeve, Ricardo Lara, u shpreh: “Ajo që mund të dukej e pabesueshme, doli të ishte pikërisht kjo dhe tani ata që janë përgjegjës po mbahen përgjegjës”.

ari skeme mashtrimi siguracionet

Lini një Përgjigje