
Gjatë një bisede me Kiarën në oborr, Luizi tha se nga debati që ajo pati me Efin, ai “thithi” vetëm pjesën që i interesoi atij.
Duke bërë një analizë të të gjithë debatit, Luizi doli në konkluzionin që Efi nuk është e sinqertë në atë që thotë.
Ai tha se siç po ja bën, ashtu do ia kthejë. Kiara nga ana tjetër, gjatë gjithë bisedës mbrojti Efin, duke thënë se ajo e ka përzemër Luizin dhe se kjo çështje është disi delikate, pasi futet në lojë edhe raporti personal.
Luizi tha se Efi do e marrë vesh jashtë shtëpisë miqësinë që ai ka, pasi në këtë moment ai është në lojë dhe nuk i intereson asgjë tjetër.
Ai u shpreh se nuk e ka dëgjuar në asnjë moment që opinionistët të thonë se ai dhe Kiara po bëjnë lojë, por përmendin Efin. Luizi shtoi se nëse ai po i bën dëm lojës së tij, nuk përbën problem.
Kiara i tha Luizit që të mos e flasë me të gjithë, idenë që ai ka krijuar për lojën e Efit, por ta flasë vetëm me të. Ai tha se i intereson të përfshijë të gjithë shtëpinë në këtë çështje, sepse është më mirë për lojën e tij, duke qenë se po e krijon ai si situatë.
Kiara u shpreh se Efi e ka shumë xhan dhe e ka mbrojtur atë gjithmonë dhe se kjo gjë është mëse e dukshme. Ajo tha se ndihet në faj që situata shkoi në këtë pikë, për faktin që këtë debat e hapi ajo dhe Efi.
Lini një Përgjigje