TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2023, 18:23

“Kjo thotë t’i rri afër dhe në momentin më të parë t’i fus thikën”, Luizi ndryshon mendje për Efin: Po përfiton në kurrizin tim

Shkruar nga Pamfleti

“Kjo thotë t’i rri afër dhe në momentin më

Brenda shtëpisë së Big Brother kanë rinisur intrigat. Situata ishte shumë e qetë sot dhe kjo atmosferë “shqetësoi” Kiarën, e cila i tha Efit dhe Keisit që të debatojnë me Nitën se nuk po i shtyhet.

Duke folur me të qeshur, Kiara e thirri Nitën që ato të dyja të sqaronin një bisedë të lënë përgjysmë, që u zhvillua pak ditë më parë.

Ndonëse Kiara po qeshte, Nita e mori shumë seriozisht ngacmimin. Kiara i tha asaj se tjetërsohet kur afron “Prime” dhe aq më tepër kur është në nominim.

Nita u shpreh se edhe ajo u tjetërsua kur rihyri sërish në shtëpi. Efi i tha Kiarës se apo po e ndihmon Nitën me këtë debat, sepse ajo është në nominim dhe në këtë mënyrë e aktivizon atë.

Ndërkohë ka befasuar dhe sjellja e Luizit. Ditën e sotme teksa fliste me Kiarën në oborr ai u shpreh se Efi po mundohet të fitojë terren për të qëndruar sa më shumë kohë brenda shtëpisë. Protagonizmi i saj e ka shqetësuar Luizin.

Nuk ma mbush mendjen kjo Efi mua. Është duke u munduar me fituar terren. Jam duke i dhënë mundësi të kapet dhe me Dean dhe Kristin. Si mund të rri unë duke parë dy veta duke debatuar dhe të mos futem. Dy javë kam ndenjur me qëllim kështu. Budalla nuk më bën kush.

Ta harrojnë. Ajo mendon se mua më ka shfrytëzuar këto dy javë, por kur ta kuptojë që do dalë e kundërta do jetë tepër vonë për të. Olta ta thotë në sy, i ka ato këllqe. Kjo nuk i ka. Kjo thotë t’i rri afër dhe në momentin më të parë t’i fus thikën. Në rast zinxhiri mos bëj gabim të shpëtosh Efin”, deklaroi Luizi.

Deklarata e tij ka ngjallur habi, pasi mund të jetë edhe një skemë për ta bërë Efin protagoniste.

luizi efi bbv

Lini një Përgjigje