
Thuajse të gjithë e dinë historinë e “Hirushes” dhe të takimit të saj në butikun ku punonte. Që nga viti 2017, ajo ka dalë dhe është në qendër të vëmendjes së publikut, ku në sajë të bukurisë, ka nisur të ndërtojë edhe karrierën e saj në industrinë e argëtimit.
Por pak dihet për jetën e saj para vitit fatal 2017. Së fundmi, fotografi spanjoll Havier Hernandez Pineiro ka folur për romancat e tij dhe shumë janë tronditur nga zbulimi, se ishte Xheorxhina Rodriguez e dashuria e tij e parë. Ashtu si ai ndaj saj.
I njohur si Ksavi, ai u shfaq në një “talk show” spanjoll, ku zbuloi detajet e lidhjes së tij me Xheorxhinën. Të dy ishin në një lidhje në vitet e adoleshencës.

Kush është i dashuri i parë i Xheorxhinës? Havier është 28-vjeç dhe ka lindur në qytetin spanjoll të Toledos. Megjithatë, ai e kaloi pjesën më të madhe të rinisë së tij në qytetin e vogël Haka në veri të Spanjës, aty ku u takua me Xheorxhinën.
Në moshën 18-vjeçare filloi studimet për mjekësi veterinare në Universitetin e Zaragozës. Megjithatë, pasi mbaroi studimet, vendosi të merrej me fotografinë. Ai udhëton nëpër botë dhe pikturon natyrën dhe sportet aventureske.
Ai jeton duke shitur foto, si dhe bën punë humanitare. Pasi krijoi një ekspozitë, të ardhurat shkuan për fëmijët në nevojë në Indi. Megjithatë, të ardhurat e tij janë shumë larg asaj që fiton Kristiano Ronaldo si futbollist dhe përmes sponsorizimeve. Edhe pse për shumëkënd ai është shumë më i pashëm se futbollisti i famshëm.
Havier dhe Xheorxhina nuk janë në kontakt prej kohësh, por spekulohet se ajo është në kontakt me motrën e tij, Ivana.
Lini një Përgjigje