TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Prill 2024, 07:32

Sara Hoxha i habit të gjithë: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!

Shkruar nga Pamfleti
Sara Hoxha i habit të gjithë: S’kam qenë kurrë
Ledri Vula dhe Sara Hoxha

“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!”

Kështu ka deklaruar Sara Hoxha në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan 7”.

Intervista:
Alketa Vejsiu: Bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja? Se e bëra prezantimin dhe nuk e kam të qartë…

Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!

Alketa Vejsiu: Ke qenë shoqja e tij apo jo, partnerja…

Sara Hoxha: Po, partnerja.

Alketa Vejsiu: Bukur, përgjigjie inteligjente.

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur Ledri Vula janë njohur vite më parë. Pak kohë pasi e konfirmuan romancën e tyre, ata sollën në jetë një vajzë të cilën e quajtën Poem Blu.

Muajt e fundit në rrjetet sociale kanë “vërshuar” lajmet për ndarjen e tyre, nisur nga fakti se ata nuk ndiqen më në Instagram dhe nuk ndajnë foto sëbashku. Megjithatë ende nuk ka një qëndrim publik prej tyre sa i takon “thashethemeve”.

 

sara hoxha ledri vula

Lini një Përgjigje