
Spektakli i “Big Brother Vip” po i afrohet finales, teksa kanë mbetur vetëm 4 javë nga 25 maji.
Në shtëpi kanë mbetur vetëm 10 banorë, megjithatë, pritet që të shtunën në mbrëmje numri të shkojë në 11. Kjo për shkak se do të ketë një hyrje të re!
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet promos së spektaklit të nesërm, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për rihyrje të një ish-banori, apo futjen e një personazhi të ri.
Së fundmi, Ledjona ka ngritur dyshimet se mund të jetë ajo që do të futet në BBV.
Një pyetje që ka tërhequr vëmendjen në rrjet ka qenë ajo e një ndjekësi që e pyet se kur do futet, duke mos përcaktuar vendin, ndërsa menjëherë është aluduar për një rikthim të saj në BBV, pasi dhe vet Ledjona nuk ka kthyer një përgjigje konkrete.

Lini një Përgjigje